–Luigi Soreca, kreu i Delegacionit te BE ne Shqiperi zhvilloi sot nje takim pune ne bashkine e Sarandës ne kuader Çeljes zyrtare të Sezonit Turistik dhe të turit nëpër Shqiperi: “Javët e Europës 2021”.
Kreu I Delegacionit te BE ne Shqiperi shqerohej ne takimin e punes me kryebashkiakun Gurma edhe nga ambasadoret e Spanjes dhe Frances.

Gurma pasi u shprehu miqeve falenderimet per viziten ne kete dite qe perkon me celjen e sezonit turistik 2021, i njohu ata me disa specifika te zhvillimeve turistike, ekonomike dhe sociale te bashkise Sarande. Ai u ndal ne harmonine mes religjioneve fetare si nje tipar i vleresuar i bashkejeteses .

Duke u fokusuara ne styrategjine dhe zhvillimin e turizmit, Gurma theksoi se “Jemi duke punuar maksimalisht se bashku me qeverine qendrore qe Sarandes t’i japim nje marke tjeter persa i përket turizmit“.


Duke përmendur investimet e fundit te relizuara në qyetet, Gurma u shpreh se ato “kane dhene nje oferte krejt tjeter dhe nje qasje krejt tjeter per turizmit.. Eshtë rritur ndjeshëm cilesia dhe oferta turistike e qytetit, ne jemi te predispozuara qe ta permirësojmë atë jo vetëm në cilësi por edhe në tejzgjatje si kohë ” -vuri ne dukje Gurma.

“Saranda ndryshe nga qyette te ndryshme te Shqiperise, pret turistë nga gjithë Europa,’-theksoi kreu i Bashkise. “Ne kemi turiste nga vendet lindore,, nga vendet nordike, nga italia, ,etj,. Shpresojme qe kete vit pas sitates se veshtire nga pandemia dhe përgatijeve serioze dhe ninvestimeve lokale dhe qendore, ne te kemi nje bum turistik; te arrijmë nivelin e vitit 2019 me mbi 800 mijne turiste në sezon.-tha kryebashkiaku Adrian Gurma.
Gurma e simbolizoi viziten e kreut te delegacionit te BE ne Shqiperi si “Nje ogur i mire per nje sezon turistik te suksesshem”.
Luigi Soreca duke falenderuar per pritjen qe iu be ne sarande vuri ne dukje se “Eshte kenaqesi qe vjen ne kete qytet ne kapacitetin e tij zyrtar .Na vjen mire qe kjo vizite e jona perkon edhe me çeljen e sezonit turistik dhe eshte kenaqësi dhe jemi te gatshem qe te diskutojme se bashku me ç’do te ndodhe ne te ardhmen, duke diskutuar me ju, operatoret ekonomike dhe qeverine qendrore si kund ta bëjmë këtë sezon turistik sa me te mire pavaresisht pandemise”-u shpreh Soreca.
Ne do te degjojme sic e thate edhe ju per plane qe ju keni per strategjine ne fushen e turizmit por rendesi ka qe kjo bukuri që ju keni në këtë zonë, të mbetete e tillë dhe te te themi te mos mbingarkohet nga gjërat e tjera.
Ne e dime qe ketu ne Sarande vijne shume turiste evropiane.Vijne per t’u takuar me evropianet e tjerë.-tha ai. “Slogani i ketij udhetimi eshte, ju e dini qe : “Europa eshte ketu po edhe këtu, ëshrtë Europë“-theksoi kreu i Delegacionit te BE ne takimin ne bashkine e Sarandes me kryebashkiakun Adrian Gurma.

Ne takimin e Sarandes ishin te pranishem dhe përshendeten edhe ambasadorja e Frances ne Shqiperi, Christina Vasak si dhe homologu i saj spanjoll Alonso Marcos///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade