SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDË- Çelet sezoni turistik si një festë e munguar, në prani edhe të ambasadorëve të BE-s

Saranda çeli sezonin turistik  2021. Ne ceremonite festive promovuese ishin te pranishem kryebashkiaku Adrian Gurma, Anila Denaj Ministre e Financave, Ambasadori i BE-s Luigi Soreca, ambasadorja e Francës Elisaveth Barsacq, Ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad dhe ai i Spanjës Marco Alonso.

Ceremonia ne emer te bashkise u cel nga Thoma Nika I cili e vleresoi kete dite si te shenuar  dhe promovuese, porse sezoni turistik ka nisur disa jave me pare.

Gurma ne fjalen pershendetese falenderoi te gjithe pjesemarresit dhe miqte ambasadore te BE-s  .”  Saranda është gati të mirëprese turistët, dhe të ofrojë më të mirën për pushuesit e saj me ofertën turistike që ajo përfaqëson për një sezon sa më të mbarë e të begatë.-vuri ne dukje kreu i Bashkise Adrian Gurma .

Ai perseriti devizen e fundit te perfaqesuesve te BE-s: Europa eshte ne Shqiperi dhe  Shqiperia eshte Europe“.

Nga ana e saj Ministrja e Financave dhe Ekonomise Anila Denaj shprehu bindjen te nje sezon turistik sa me te mbare. Kete vit,- tha Denaj,- kemi festuar muajin e Europes qe ambasadoret e mbullin ne Sarande. Evropa eshte ketu dhe kjo tregohet edhe me mbestjetjen e madhe deri tani qe BE ka dhene per Shqiperine.

Ambasadori i BE Luigio Soreca përcolli mesazhet e tij duke treguar per udhetimin një javor të autobuzit të BE-s  nga veriu deri ne Jug , Nuk është e nevojshme të spjegoj se cështë Europa, ,-tha ai,-pasi ju e dini. Sipas tij tani duhet ndermarre hapi tjeter :Shqiperia është Europë por Shqipëria duhet të bëhet BE.

 Duke ardhur pranë jush  duam të tregojmë se cfarë ka bërë BE për ju  por edhe cfarë do të bëjë më tepër. Ajo qe duhet është që  qe në Sarandë të mos ketë vetëm një sezon turistik por njeri pas tjetri,t pafundësisht.

Prania jone këtu është njësinjal politik për atë që ne duam për Shqipërinë. –Duam që ylli i Sarandes të shkëlqejë edhe me shumë në qiellin e bukur të Shqipëerisë-u shpreh Luigi Soreca në Sarandë.

:EUROPA ESHTE KETU.KETU ESHTE EUROPA- arikuloi devizën e re Soreca  duke e mbyllur me fjalët në gjuhëen e tij amatare” Viva Saranda! Viva Europa !(Rrofte Saranda!Rrofte Europa)

Në këtë ceremoniy festive përshendetën edhe ambasadorja e Suedise, dhe homologët saj Franceze e Spanjolle.

Pjes e integrale e aktivitetit festiv të celjes së sezonit turistik “Saranda 2021”  ishin edhe frekuentimi i galerise në  natyrë me vepra të artit figurativl; ekspozita me foto nga fotografi I njohur Luan Qendro me motivin :”Saranda qe kishim”, tryeza e Shahistëve të vegjël, pedalimet e fëmijeve, lojërat në ujë, etj,.Gjate ketij vitit nga bashkia dhe operatoret turistikë kanë bërë përgatitje për pritjen e mbi 800 mije turistëve, aq sa e e frekuentuan Sarandën në vitin 2019.///

error: