Për ditën e hënë vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme kjo për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti do të jetë me kthjellime afatshkurtra si dhe vranësira mesatare deri të dendura kryesisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe hera-herës deri mesatar.
Reshjet me intensitet mesatar do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike si dhe breshër.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim -verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, përgjatë bregdetit kryesisht atij Jon 10-15m/s, shoqëruar me valëzim të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 13/23 | diell re shi |
| Kukës | 10/22 | diell re shi |
| Lezhë | 13/24 | diell re shi |
| Dibër | 9/21 | diell re shi |
| Durrës | 13/24 | diell re shi |
| Tiranë | 14/25 | diell re shi |
| Elbasan | 12/24 | diell re shi |
| Berat | 11/24 | diell re shi |
| Vlorë | 12/25 | diell re shi |
| Korcë | 10/20 | diell re shi |
| Gjirokastër | 10/23 | diell re shi |
| Sarandë | 11/22 | diell re shi |
ME SHUME LAJME
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private
Nga 2027 synohet ngritja e një sistemi të ri inspektimesh, Rama: Të marrin fund kontrollet e befasishme
Berisha: Nesër të gjithë me studentët, në mbështetje të revoltës së tyre