-Është arrestuar sot (e mërkurë) një 29 vjeçar nga Finiqi pasi akuzohet se aksidentoi një ditë më parë në Livadhja një 79 vjeçare dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Policia bëri të ditur sot se u arrestua R. Xh., 29 vjeç, banues në Finiq, pasi ditën e djeshme, në rrugën Krane-Qafë Botë, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale E. K., 79 vjeçe dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.-thane burime zyrtare te kesaj policie.///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI