SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama vizitë dyditore në Turqi/ Në fokus, bashkëpunimi dypalësh dhe takime me investitorë

Kryeministri Edi Rama u nis sot për një vizitë dyditore në Ankara, Turqi.

Kryeministri informoi se në fokus të takimeve që do të zhvillohen gjatë kësaj vizite do të jetë ecuria e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport.

Vizita e fundit në Turqi e kryeministrit Edi Rama ishte në 6 janar 2021, ku nënshkroi me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaratën e përbashkët politike për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë.

Gjithashtu gjatë asaj vizite u nënshkruan edh enjë sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit  strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë./atsh///

error: