Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të thata si dhe vlera të larta të presionit atmosferik. Moti do të jetë i kthjellët por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare të cilat do të jenë kryesisht përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.
Era do të fryjë e lehtë 1-6 m/s me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut. Në mesditë ajo fiton intensitet deri mesatare dhe shpejtësi 10-12 m/s kryesisht përgjatë brigjeve të detit Jon. Deti parashikohet i forcës 1 dhe 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 12/28 | diell pak re |
| Kukës | 10/27 | diell pak re |
| Lezhë | 12/28 | diell pak re |
| Dibër | 7/26 | diell pak re |
| Durrës | 13/27 | diell pak re |
| Tiranë | 15/29 | diell pak re |
| Elbasan | 12/29 | diell pak re |
| Berat | 10/29 | diell pak re |
| Vlorë | 14/29 | diell pak re |
| Korçë | 7/26 | diell pak re |
| Gjirokastër | 9/29 | diell pak re |
| Sarandë | 12/28 | diell pak re |
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.