/12/04/2020// Ndryshimi i fashës së orarit nga qeveria, për të gjithë qytetarët që duan të kryejnë disa shërbime bazë, si pazari apo pagesat, duke e zgjatur në 90 minuta afatin, do të nisë të aplikohet nga nesër.
Duke marrë shkas nga situata në fjalë, edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka ndryshuar fashën e orarit, ndërsa njofton se shërbimi për klientët do të qëndrojë i hapur deri në orën 17:30. Tashmë të gjithë qytetarët që duan të paguajnë energjinë elektrike, do të kenë mundësi që ta bëjnë deri në këtë orar të caktuar nga qeveria.
“Zgjatet orari i shërbimit
Furnizuesi i Shërbimit Universal njofton se qendrat e Kujdesit ndaj Klientit dhe Arka do të ofrojnë shërbim prej ditës së Hënë në orarin 06:00 – 17:30”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI