Zëdhënësja e Partisë Demokratike, deputetja Ina Zhupa tha te marten se prishjet selektive në Ksamil janë hakmarrje politike për denoncimet që i kanë bërë hapur pushtetit në fushatën elektorale.
Në një reagim, Zhupa shprehet se “në 5 prill në Ksamil kemi takuar Hidajet Zogajn dhe familjen e tij, të cilët kanë denoncuar me fakte sesi ishin ankuar në bashki dhe IKMT për një ndërtim që i zinte rrugën e shtëpisë dhe kishin hapur një portë vëllai nga vëllai, se ndërkohë çdo gjë ishte bllokuar. Ndërtimi i denoncuar prej tyre që bllokonte rrugën publike ishte bërë nga familjarë të atyre që punonin në bashki”.
“Pas zgjedhjeve nuk prishin ndërtimin jashtë çdo norme, çdo leje dhe çdo rregulli që familjarët denoncuan, por vjen hakmarrja ndaj tyre se pse kanë treguar të vërtetën dhe i dolën në krah opozitës. Policia dhe IKMT shkon për t’iu shembur pa asnjë njoftim dhe në kundërshtim me ligjin kolonat e shtëpisë që datojnë në vitin 2004 sipas të gjitha rregullave dhe që nuk e përfunduan dot për mungesë parash”, – tha Zhupa.
Zhupa u shpreh se “është detyra jonë që mos ta ndalim betejën për këta qytetarë që na besuan. Për shqiptarët që duan t’i vijë fundi pandëshkueshmërisë dhe klientelizmave të miqve dhe familjarëve të pushtetit dhe të gëzojnë pronën dhe të drejtat e tyre sipas ligjit”.///
ME SHUME LAJME
Kakome. Banorët shembin rrethimin dhe flakin në përrua kioskat e postblokut.
Sarandë. Policia kap 34-vjeçarin shumë të kërkuar,anëtar i një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë
MEPJ: Dënojmë përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar, akt i turpshëm që nxit urrejtje