Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana shpalli sot zyrtarisht kryetar të PD-së, Lulzim Bashën, pas zgjedhjeve të brendshme në këtë parti.
Në një komunikim me mediet, Gjana tha se Komisioni Zgjedhor në PD sapo ka përmbyllur përgatitjen dhe deklarimin e rezultatit përfundimtar zyrtar.“Kemi administruar 76 kutitë e 76 komisioneve të votimit në të gjithë vendin në prani të komisionit janë hapur një dhe nga një kutitë, janë dokumentuar të dhënat në procesverbale. Nga procesverbalet e administruara rezulton që në të gjitha rastet, komisionerët kanë firmosur bashkë me përfaqësuesit e kandidatëve në garë”, tha ai.
Gjana deklaroi se kanë votuar 41 097 anëtarë nga 75 767 anëtarë të regjistruar.
Vota të pavlefshme kanë rezultuar 413, vota të vlefshme janë 40684 vota. Për Fatbardh Kadillin kanë votuar 781 anëtarë, Edit Harxhin 983, Agron Shehajn 6038, dhe për Lulzim Bashën kanë votuar 32882 anëtarë.
“Bazuar në këto të dhëna, Komisioni Zgjedhor në PD shpall zyrtarisht fitues të garës Lulzim Bashën”, tha Gjana.///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore