Nga 1 korriku hiqet tarifa Roaming për pajtimtarët e rrjeteve celulare që vizitojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria.
Lajmi u bë i ditur nga ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.
“Nga 1 korriku i vitit 2021 do të nisin tarifat zero roaming në Ballkanin Perëndimor, ku do të jetë e përfshirë edhe Shqipëria. Duhet të mbani mend vetëm një gjë: të keni bateri mjaftueshëm në telefonin tuaj. Pra, të jetë i karikuar! Ky projekt është financuar nga BE-ja dhe mundësuar nga Këshilli rajonal i bashkëpunimit (RCC)”, tha Soreca.
Duke filluar nga data 1 korrik 2021 do të aplikohet modeli RLAH (Roam Like At Home), i cili parashikon heqjen e tarifave roaming me pakicë, kur pajtimtarët e rrjeteve celulare të Shqipërisë të vizitojnë vendet e BP-së.
Marrëveshja për reduktimin e çmimeve të shërbimeve roaming në rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor është nënshkruar nga ministritë përgjegjëse për komunikimet elektronike të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, dhe Serbia në Beograd, më 4 prill 2019.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI