SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Policia: Kotrolle për persona në kërkim dhe armë pa leje

Policia ka ndermarre nje varg kotrollesh për kapjen e persona te shpallur ne kerkimj në kërkim po edhe per armë pa leje .

Kontrolle të befasishme në disa ambiente, për kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike. Kontrollet nga Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe strukturat e DVP Vlorë. Gjatë kontrolleve është sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Vihet në pranga 41-vjeçari, poseduesi i armës.

Mesohet se Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në DPPSH dhe DVP Vlorë, ushtruan kontrolle të befasishme në disa lokale dhe ambiente të ndryshme në Vlorë. Si rezultat i kontrolleve, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. B., 41 vjeç, u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 5 fishekë, pa leje. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 41-vjeçarit E. B., për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Sipas te dhenave zyrtare nga janri ne qershor 2021 policia ka kapur 500 arme pa leje qe posedoheshin nga persona te ndryshem ne Shqiperi. Nderkkohe gjate te njejtes periudhe te vitit 2020 numri i armeve pa leje i llojeve te ndryshme ,ishte 700 , pra 200 arme me shume.///SARANDANEWS.AL///

error: