SARANDE-Policia shtrengon daren e kontrolleve per trafikimin e drogave te te gjitha llojeve. Sipas policise po vijon puna për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Burime policore pohuan se u kapën duke qarkulluar me lëndë narkotike në mjet, 2 shtetas te cilet u vune në pranga ,
Mesohet se në fshatin Metoq te bashkise Sarandë sherbimet policore kanë identifikuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij. Gjatë kontrollit të automjetit tip “Audi”, me drejtues shtetasin F. K., dhe pasagjer shtetasin D. M., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 900 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe një shumë parash.
Policia pohoi se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. K., 27 vjeç dhe D. M., 26 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme. /SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Përse nuk na dhanë vendin e parë?
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim