SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

1 vit burg për ish-kryebashkiaken e LSI-së në Gjirokastër, Zamira Rami. GJKKO, Shpërdorim detyre-

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar sot me 1 vit burg ish-kryetaren e bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami.

Ish-kryebashkiakja e LSI-së u shpall fajtore dhe u dënua për shpërdorim detyre me 1 vit burgim, duke e pezulluar ekzekutimin e burgimit dhe detyrimin për të kryer punë në interes publik.

Vendimi u shpall sot nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e cila në bazë të Kodit Penal urdhëroi pezullimin e dënimit me burg dhe zëvendësimin e tij me detyrimin që Zamira Rami të përmbushë me punë në interes publik 120 orë duke u kryer kjo punë brenda afat 6-mujor.

SPAK e akuzoi ish-kryetaren e Bashkisë Gjirokastër se në kundërshtim me ligjin, ka miratuar shembjen e dy pronave private për realizimin e dy projekteve infrastrukturore.

Sipas SPAK, shkeljet janë kryer gjatë zbatimit të projektit për “Rikonstruksionin e rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit”, si dhe për “Rikualifikimin e hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindësve në Gjirokastër”./ATSH///

error: