Në kuadër të aksionit “Bregdeti ynë”, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vijon me prishjen e ndërtimeve pa leje, që kanë uzurpuar hapësirat publike në Sarandë. IKMT ndau sot pamje nga shembja e një objekti 2-katësh në Gjirin e Manastirit, Sarandë.
Operacioni “Bregdeti ynë” nisi në 7 qershor nga Velipoja dhe Ksamili dhe synon prishjen e ndërtimeve pa leje, fillimisht në gjithë zonën bregdetare.
Në vijim do të nisë edhe shembja e ndërtimeve pa leje në zonat e mbrojtura dhe përgjatë akseve rrugore në mbarë vendin.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI