Prokurori i në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Sarandë, Sali Hasa, është prangosur sot nga SPAK me akuzën për korrupsion. Urdhri për arrestimin e tij argumentohet nga SPAK se ka ardhur pasi janë siguruar prova të mjaftueshme pas një hetimi të gjatë.
Në pranga është vënë edhe Napolon Hodaj, oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Burime te medias bënë me dije se disa vite më parë Sali Hasa ka qenë efektiv policie ne komisariatin e Policise ne Sarande gjate kohes kur ne krye te Ministrisë se Brendshme ishte Stefan Cipa. Ky i fundit e transferoi Hasen per shkelje ne nje tjeter komisariat. Me pas Sali Hasa shfaqet si drejtues i Komisariatit të Peqinit. Nga një kërkim i thjeshtë në internet rezulton se ndaj Sali Hasës është kryer një hetim disiplinor nga KLP, pas ankesave dhe informacioneve të marra për abuzime dhe qëndrim jo korrekt në detyrë.Po ashtu në media emri i tij është lakuar pasi qyetarë të ndryshëm janë ankuar se mban peng hetimin e dosjeve. Sakaq një grup banorësh të fshatit Nivicë Bubar kallëzuan me pare penalisht tre prokurorë mes tyre edhe Sali Hasën pasi sipas tyre,ata po zvarrisin me qellim hetimin për vjedhjen e pronave të tyre në Kakome me dokumente false.
Si ra në ‘grackë’ prokurori i Sarandës nga përgjimet për trafik droge.
Burime për gazetarin Report Tv, Arsen Rusta bëjnë me dije se SPAK ka nisur hetimet në shkurt të vitit 2020 për një grup të strukturuar kriminal që kryente trafik drogë, e cila çoi në zbulimin e korrupsionit tek zyrtarët e drejtësisë dhe trukimet e ndeshjeve.
Por gjatë përgjimeve dhe vëzhgimeve në terren është konstatuar se Eslona Papa, motra e një të arrestuarit për ‘plagosje të lehtë me dashje’, kishte kërkuar që të pushonte një çështje për vëllain e saj, kundrejt ryshfetit. Nga përgjimet e autorit që kishte kryer plagosjen ka dalë në dritë edhe ndërhyrja e saj tek prokurorit për pushim të çështjes.
Hetimet për prokurorin Sali Hasa, kanë zbuluar edhe rastin e trukimit të ndeshjeve në kategorinë e dytë, konkretisht për ndeshjen Selenica-Përmeti, ku nga përgjimet ka rezultuar se ishte e paracaktuar. Hetimet janë kryer nga prokurori i SPAK Altin Dumani.
Nga Njoftimi i prokurorisë/
‘Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.102/2 të vitit 2020, për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” etj, parashikuar nga nene 245/1, 319/ç, 28/4, 283/a, 333/a, 334 etj, të Kodit Penal. Hetimi i këtij procedimi penal u bë i mundur falë bashkëpunimit shumë efektiv me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi të kombinuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit. Nga ky hetim u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se jemi para veprave penale të korrupsionit pasiv të prokurorëve, sipas nenit 319/ç të Kodit Penal. Gjithashtu, nga hetimet u evidentuan të dhëna edhe në lidhje me një vepër penale tjetër siç është ajo e e “Paracaktim i rezultateve në garat sportive”, parashikuar nga neni 197/a/2 i Kodit Penal.
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.40 datë 17.06.2021 ka caktuar masat e sigurimit arrest në burg për shtetasit: ● Sali Hasa, prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal. ● Napolon Hodaj, Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal. ●Etj,./ReportTV, etj,///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit