Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka arrestuar 6 persona, mes të cilëve zyrtarë, për korrupsion dhe grup të strukturuar kriminal.
Pas një hetim në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është arrestuar prokurori i Sarandës, Sali Hasa si i dyshuar për veprën penale të korrupsioni pasiv të funksionarëve të tjerë të drejtësisë.
Sipas informacioneve të publikuara, në pranga është vënë edhe Napolon Hodaj, oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Në kuadër të këtyre hetimeve është arrestuar edhe Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, dhe Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”.
Gjithashtu janë arrestuar edhe Julian Zera, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, Emiljano Mirani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’.
Gjithashtu gjykata ka caktuar masën “arrest në shtëpi”, për Elsona Papa, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’dhe Hysen Korenica ,ish ekspert mjeko – ligjor, për “Ekspertim i rremë”. Gjithashtu në zbatim të vendimit nr.202 datë 17.06.2021 Policia Gjyqësore Pranë Policisë së Shtetit ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të subjekteve të hetuar dhe të tjerë./ATSH///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI