-Megjithëse Qershori, muaji i pare i sezonit veror në Sarande, po shkon në dhjetëditorin e fundit të tij, në qytet nuk ka gjëkundi një farmaci me shërbim nate!!
Fakti nuk kerkon shumë koment. Nëse dikush vendas apo turist i huaj, sëmuret dhe kërkon një medikament,(me shqip: një ilaç) ka vetem dy rrugë zgjidhje: Ose të paraqitet te urgjenca e Spitalit “Petro Nako” ose të prese te nesërmen , oren 8.00 ose 8.30 kur farmacitë e qytetit, ato përballe Poliklinikes ose te tjerat ne qytet. të hapin portën e ditës se re të punes, pasi të dalë dielli mbi Lëkurës…..
Diku, në portat e farmacive vendoset një liste-kalendar ku qytetari i interesuara mëson se cila farmaci shërben naten dhe i interesuari (hallexhiu) pasi e lexon drejtohet te ajo farmaci.
Por kjo, funksionon gjetkë. Sepse në Sarandë është tepër e vështire për të normuar një gjë të tille për shërbime farmacie naten, AS ne sezonin turistik kur thuhet me te drejte neper fjalime se numri i popullsise shumefishohet, pale më, ne muajt e tjere te vitit.
Dhe njeriu i thjeshte pyet:- Kush duhet ta korregjoje kete? Drejtoria e SHendetit Publik? Bashkia?
Keshilli Bashkiai i Saandes? KUSH??.
...Pergjigja, është më e thjeshte në Sarande. Vetëm me një fjalë: ASKUSH!!…
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI