Një 51-vjeçare shqiptare është përdhunuar barbarisht nga një shtetas bullgar në zonën e Petralona në qendër të Athinës. Shqiptarja punonte si pastruese në pallat por është marrë me forcë nga bullgari 35-vjeçar në pallatin e tij. Ai e ka mbajtur peng atë për 9 orë derisa gruaja ka mundur të dalë në ballkon dhe të kërkojë ndihmë duke bërtitur.
Fqinjët dhe kalimtarët kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por i riu është zhdukur pa lënë gjurmë. Ai është shpallur tashmë në kërkim nga forcat e rendit.
Shqiptarja është dërguar në spital me dëmtime të shumta nga dhuna e ushtruar. Kjo ngjarje ka nxitur reagimin e banorëve të zonës të cilët kanë zhvilluar një protestë kundër dhunës ndaj grave.
Ngjarja vjen në një moment kur në Greqi është temë e nxehtë vrasja e një nëne të re nga bashkëshorti i saj.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI