Për ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike falë vlerave të larta barike dhe masat ajrore të thata më origjinë nga Afrika e Veriut.
Në këtë mënyrë moti do të jetë i kthjellët por do të ketë edhe vranësira kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Në relievet malore të vendit vranësirat hera-herës bëhen deri të dendura shoqëruar me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtër. Në zona të izoluara këto reshje do të shoqërohen edhe me breshër.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s, dhe në bregdet deri në 8m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 20/35 | Diell |
| Kukës | 17/35 | Diell re shi lokal |
| Lezhë | 20/35 | Diell |
| Dibër | 15/33 | Diell re shi lokal |
| Durrës | 21/33 | Diell |
| Tiranë | 22/37 | Diell |
| Elbasan | 20/37 | Diell pak re |
| Berat | 18/37 | Diell pak re |
| Vlorë | 20/34 | Diell |
| Korcë | 15/31 | Diell re shi lokal |
| Gjirokastër | 16/37 | Diell pak re |
| Sarandë | 19/32 | Diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI