Operacioni “Bregdeti ynë” vijon me prishjen e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare të vendit.
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, paralel me prishjen e ndërtimeve pa leje, që kanë uzurpuar hapësirat publike po vijon me largimin e inerteve nga territori. IKMT ndau sot pamje nga pastrimi i inerteve në Ksamil pas prishjes së disa ndërtimeve pa leje.
Operacioni “Bregdeti ynë” nisi në 7 qershor nga Velipoja dhe Ksamili dhe synon prishjen e ndërtimeve pa leje, fillimisht në gjithë zonën bregdetare.Ndërkohë pas pastrimit të zonës bregdetare do të nisë edhe shembja e ndërtimeve pa leje në zonat e mbrojtura dhe përgjatë akseve rrugore në mbarë vendin.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI