SPAK ka nisur hetimin pasuror ndaj prokurorit Sali Hasa të dyshuar për korrupsion në sistemin e drejtësisë. Në kontrollin e automjetit e sendeve personale Hasës nuk i janë gjetur vlera monetare.
Në banesë i janë gjetur 1.1 mln lekë dhe afro 2 mijë euro. Ne çështjen për të cilën dyshohet se pushoi hetimit kundrejt parave SPAK s’ka siguruar si prove paratë, por dyshon se këto para në banesë janë nga aferat me drejtësinë. SPAK do ti kërkojë prokurorit justifikimim e parave të cilat me vendim gjykate janë vendosur në sekuestro preventive.
Ishte një hetim nisur në shkurt 2020 për trafik kanabis i cili zbuloi një grup kriminal, i cili jo vetëm trafikonte drogë, por trukonte ndeshje dhe korruptonte zyrtarë publik. Mes zyrtarëve të korruptuar rezultoi edhe prokurori Hasa i cili nga sot është në pranga. Të tjerë të arrestuar janë: Napolon Hodaj, Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës. Pjesë e këtij grupi kriminal ka qenë edhë një ekspert mjeko ligjor i cli ka përpiluar një raport mjeksorë false, në favor të pushimit të procedimit penal marrë përsipër nga prokurori Hasa dhe ai është Hysen Koleci, ndaj të cilit është vendosur “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.//shqiptarja///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade