SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

LESHNICË(Finiq)-Babai dhe djali në pranga për kanabis

Policia e Sarandes ka goditur serish nje tentativës për kultivimin e bimëve narkotike duke vene ne pranga dy shtetas. Lidhur me kete rast policia tha se ” Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe të Stacionit së Policisë Livadhja, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si rezultat i kontrollit të territorit, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Leshnicë, Finiq.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja u bë ndalimi i shtetasve: Xh. I., 75 vjeç dhe L. I., 28 vjeç (babë e bir), banues në Sarandë, pasi dyshohen se kanë kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar, në pronë publike, në fshatin Leshnicë./

Policia nuk sqaroi nese eshte fjala per Leshnicen e Siperme apo ate te Poshtme, pasi keto fshatra malore te prekura nga emigracioni dramatik, ndodhen disa km larg nga njera-tjetra.

Burime te SARANDANEWS.AL mesuan s ekultivimi i bimeve narkotike ishte bgere ne lagjen Haliopul te Leshnices se Poshtme, fare prane stanit te nje bariu me origjine nga Golemi qe ka marre me kontrate nga Bashkia Finiq nje siperfaqe kullosore per bagetite e tij te imta.

Vetem pak kohe me pare serish ne Leshnicen e Poshtme dy persona jo me banim ne kete fshat, kishin kultivuar bime narkotike .//SARANDANEWS.AL///

error: