SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Keni plane për në Greqi? Fqinjët hapin kufirin me Shqipërinë

Hapet rruga për autobusët që bëjnë linjën me udhëtarë Shqipëri-Greqi.

Autobusët do të lejohen me pasagjerë në 85% të kapaciteteve. Pra në total do të jenë 40 pasagjerë nga 48-49 që mban një autobus normal. Lajmi është bërë me dije sot nga zëvendësministri grek i Transportit.

Sot janë lejuar të kalojnë autobusët nga Shqipëria në pikën kufitare të Kakavijës, ndërkohë që janë krijuar radhë nga pala greke për shkak të kufizimit të sporteleve.

Pak ditë më parë autoritetet greke njoftuan për hapjen e pikës kufitare të Kapshticës vetëm për punëtorët sezonalë, ndërsa për udhëtarët e tjerë nga Shqipëria, do të lejohej kalimi nga pika kufitare e Kakavijës, deri në 900 persona.///

error: