Duke nisur nga dita e sotme, hapet linja e lëvizjes së udhëtarëve me traget në linjën Korfuz – Sarandë dhe anasjelltas Sarandë – Korfuz. Lajmi është bërë publik nga në një njoftim në fletoren zyrtare greke të mbërritur mbrëmjen e së premtes.

Gjatë ditës së sotme, sipas pronarit të tragetit Sarandë – Korfuz, Andrea Qirjako do të informohen udhëtarët për oraret e lëvizjes dhe protokollet në linjën Sarandë – Korfuz.
Qirjako shkruan sot per kete lajm te shumpritur : “Nga dita e sotme hapet pika kufitare e Sarandës me Korfuzit. Finikas Lines njofton se gjatë ditës do të informojë udhëtarët për oraret e lëvizjes dhe protokollet në linjën Sarande
-Korfuz
Urojmë sezon të mbarë për Finikas Lines! Turizmi është jetë!”
“I urojmë Finikas Lines dhe gjithë kompanive të tjera turistike që operojnë në Sarandë sezon të mbarë e të suksesshëm!/-shkruan administratori i Agjencise FINIKAS, Andrea Qirjajko,-i cili perfaqeson prej vitesh kompanine shqiptare pioniere te linjave nderkombetare Sarande-Korfuz dhe anasjelltaz.
Ditën e djeshme, Greqia ka lejuar edhe lëvizjen e autobusëve të udhëtarëve nga Shqipëria drejt Greqisë dhe anasjelltas, me 80% të kapacitetit. Më 1 korrik priten masa të reja lehtësuese nga qeveria greke.
Zhbllokimi i qarkullimit te trageteve te udhetareve dhe turisteve ne kahjet Sarande-Korfuz dhe Korfuz-Sarande, pritet te sjelle zhvillime te reja turistike jo vetem ne Sarande po edhe ne krejt hapesiren e jugut te Shqiperise./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI