SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shuhet në moshën 67-vjeçare poeti dhe kineasti i shquar Petrit Ruka

Është shuar në moshën 67 vjeçare poeti dhe kineasti i shquar Petrit Ruka.  Ruka vuante prej disa kohësh në një sëmundje në zemër, e cila i ka marrë jetën mëngjesin e kësaj të marte. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë fillimisht vellai i tij, Ethem Ruka. dhe miqte e shumte te Petritit.

Petrit Ruka dallohej si një nga poetët më të mirë, ndërsa ka marrë titullin e lartë “Nderi i Kombit”.  Ruka u bë i njohur qysh me vëllimin poetik “Atdheu fillon tek zemra”, i cili mori çmimin kombëtar në vitin 1983. Prej atëherë ai ka botuar mbi 10 vëllime të tjera me poezi dhe disa dhjetëra skenarë filmash, dokumentarë e monografi.

Petrit Ruka ka lindur në Tepelenë më 21.08.1954. Ai ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasunuversitare pёr dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranё 1985 – 1986.

Ka punuar si mesues i letersise nё Shkollёn e Mesme tё pёrgjthshme “Abaz Shehu” ne Tepelenё. 1976 – 1984. Skenarist dhe regjisor. Kinostudio “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio. Ne periudhen 1986 – 1996. Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve. Tiranё 2000 – 2000. Kryetar i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000 – 2005

Disa nga veprat e këtij autori:

1. “Rinia ime” vёllim, poezi, 1978.
2. “Atdheu fillon tek zemrat” vёllim, poezi 1983
3. “Mirupafshim, hënë e vendlindjes!” vёllim, poezi, 1990
4. “Vërtitu, Kokë e prerë!” vёllim, poezi, 2000.
5. “Në zemër bie shi…” vёllim, poezi, 2003
6. “Shtatë mijë shirat e mi” poezi të zgjedhura, 2008
7. “Kalorësi mbi det“ esse monografike për Kadri Roshin 2009
Ka realizuar me shume se 30 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor.

Lajmin e hidhur e ka percjelle nga SHBA edhe studjuesi dhe poeti Gezim Basha :

Kjo ikje e Petrit Rukës më solli ndërmend ekzaltimin e tij elegjiak për Lazgush Poradecin, shkruar 34 vjet më parë,

Zu liqer’ i tij prej kënge,
Mall të ri, mall kaltërosh,
U këput si yll prej zemre
Ky poeti ynë finosh!

Penë e tij—rreze dielli,
Ra prej dorës mjeshtërore,
Ngriu fluturim mes qiellit
Mjelmë e fjalës Arbërore….

I shkojnë këto vargje edhe ikjes së sotme të Petrit Rukës, këtij shpirti arbër, zemra e të cilit digjej mbi kartë “si qiriri i Pashkës së Madhe” për të na dhuruar magji eksperiencash emocionale në shqipe të përkorë.

Do të vazhdojë të digjet si flakë eterne!U prehsh në paqe mik i dashur!

Baba ne ikëm – Petrit Ruka

  • Baba, ne ikëm,… Shtëpinë e braktisëm…
  • Një kohë arixhinjsh jeton gjithë bota,
  • Dhe foton tënde nga muret e zbritëm,
  • Si dryn një palë lot vendosëm tek porta

Ikëm, or ikëm, vendlindjen e vramë,
Në metropole që mblidhen si punë e iriqve,
(E ke parasysh kur e vjelin një pemë
Dhe mblidhet e ngjishet si në vargjet e fiqve?!)

U ngjeshëm këtej nëpër halle të reja,
E humbëm dhe barin, dhe gjumin, dhe këngën,
Gjithçka e gatshme në dyqane luksoze,..
Dyqan psikologu, që të kallais dhe zemrën…

Ne ikëm dhe varrin ta kyçëm në një video,
Të dielën të takojmë në xhamin vizual,
Me mend i vemë lulet, dy lotë, një cigare,
Jetojmë me simbole,…në një botë me manual.

Në fshat nuk shkojmë, e kemi me vete,
Tani ne gjithçka e mbajmë në një kuti,
Kjo kutia baba e ka emrin kompjuter,
Në xhamin e tij takon çdo njeri..

Në xhamin e tij gjen nuse, bën dasëm,
Puth djemtë e vëllait në tjetër kontinent,
Dhe nënën e qan nga mijra kilometra
Kur e fusin në varr, me video koferencë.

Ne bashkë do bëhemi kur të vijmë aty poshtë,
Këtu lart u ndamë për jetë e për mot,
S’të shkruaj më shumë, se ti e di mirë,
Qëllova i dobët dhe mbytem në lot.

Nuk dimë ku shkojmë, s’ka kohë të mendohesh,
Nxitojmë nga që thjesht është në modë nxitimi,
Një kohë arixhinjsh jeton sot gjithë bota,
Ik edhe thur kanistra pikëllimi…
/SARANDANEWS.AL///

error: