Një pranga 22 vjeçar eshte vene ne pranga nga Policia ne Sarande. Gjate manovrimit te gabuar me nje automjet, ai ka goditur automjetin e policise dhe eshte larguar duke mos i ndaluar Policise..
Vihet në pranga një 22-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Mosbindja ndaj urdhrave të ligjshme të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin I. J., 22 vjeç, banues në Sarandë. –vune ne dukje sot ne mbremje burime zyrtare te Policise.
Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datën 03.07.2021, duke kryer manovra të gabuara ka dëmtuar xhamin e një mjeti të policisë si dhe nuk i ka ndaluar punonjësve të policisë pasi ishte i pa pajisur me leje drejtimi. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI