Prej datës 13 korrik qytetarët shqiptarë, veçanërisht banorët e Ersekës dhe Përmetit do të mund lëvizin drejt Greqisë nëpërmjet pikës doganore “Tri Urat”.Lajmi u bë i ditur nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila theksoi se pika doganore “Tri Urat” do të hapet prej së martës e në vijim, nga ora 08:00 deri në ora 20:00.Pika doganore e Qafë-Botës do të funksionojë 24 orë dhe pa asnjë kufizim të numrit të udhëtarëve.
Që prej ditës së sotme, në këtë doganë do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, furgonëve të mallrave, si dhe dhe autobusëve.Ministrja Xhaçka i bën apel qytetarëve se përpara se të lëvizin drejt Greqisë dhe vendeve të tjera në BE apo jashtë saj, të informohen për protokollin, përmes adresës zyrtare të MEPJ-së./atsh///
ME SHUME LAJME
Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin
FOKUS – Si të qetësoni dhimbjen e kokës pa përdorur ilace?
Sarandë. Kryebashkiaku Çaçi: Saranda do të ketë edhe dy muzeume të rinj, një arkeologjik dhe një detar