Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se “shqiptarët e dinë që Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij në bashkitë e vendit”.
“Dy gjëra janë të qarta, së pari që ky regjim është i korruptuar deri në palcë dhe së dyti që peshku qelbet nga koka”, tha Basha.
Basha reagoi pas takimit të djeshëm të kryeministrit me kryebashkiakët lidhur me paketën e re të prokurimeve publike, ndërsa ndau edhe një shkrim të publikuar te “Zëri i Amerikës”, që i referohet të dhënave të organizatës monitoruese “Open Data Albania”.///
ME SHUME LAJME
Dita e 57-të e protestës kundër investimit në Zvërnec
MEMORIE. Shkallaret e kujtesës-Njerëzit që i dhanë shpirtin lagjes
Rama u përgjigjet kritikëve për “Bulevardin e Flamingove”: “Besa” jonë s’ka lidhje me ta