SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Në plazh nga Tirana me kobure. Arrestohet

Ne plazhin e Jalës ne Himarë nje 30 vjecar ka qarkulluar me pistolete por nuk i ka shpetuar syrit te Policise.

Policia vuri ne dukje ne nje njoftim te sotem: “Qarkullonte me armë zjarri me vete në zonën e plazhit në Jalë, kapet dhe arrestohet në flagrancë 30-vjeçari. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë pa leje. “

PoLicia sqaroi se “Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale gjatë sezonit turistik, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë intensifikuar punën dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M. K., 30 vjeç, banues në Tiranë.

30 vjeçari eshte kapur ne zone e “Kampingut” ne Jale gjate kohes kur kishte hipur ne nje autoveture si pasagjer.

Gjatë kontrollit në çantën e dorës të shtetasit M. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.-saktesoi sot Policia./SARANDANEWS.AL///

error: