Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme me origjinë perëndimore. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët si dhe shtim vranësirash mesatare deri dhe të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave në zonën e veriut dhe atë të qendrës. Në relievet malore për shkak të kontrastit të fortë termik këto reshje do të jenë edhe në formën e stuhive dhe rrebesheve afatshkurtër.
Era me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës kryesisht përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 22/34 | diell re shi |
| Kukës | 19/30 | diell re shi |
| Lezhë | 20/34 | diell re shi |
| Dibër | 17/29 | diell re shi |
| Durrës | 22/33 | diell re |
| Tiranë | 23/34 | diell re shi |
| Elbasan | 22/34 | diell re shi |
| Berat | 19/33 | diell re |
| Vlorë | 21/32 | diell re |
| Korcë | 17/27 | diell re shi |
| Gjirokastër | 17/34 | diell re |
| Sarandë | 18/30 | diell re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI