Presidenti Ilir Meta është duke shijuar ditët e tij në Sarandë dhe herë pas here ka publikuar momente nga aktivitetet e tij gjatë ditës.
Një video e fundit që po qarkullon, është një moment teksa Meta hidhet në det duke u zhytur dhe filmohet nga zëdhënësi i tij, Tedi Blushi.Edhe pse me pushime në Sarandë, Meta ka marrë me vete “thesin” e dekoratave. Pasdite dekoron këdo që i del përpara ndërsa paradite freskohet në det. Kështu vazhdon ky avaz, një rrugë e dy punë.
Shpresojmë të rikthehet shpejt në banesën e tij në Gjirin e Lalzit, pasi nëse vijon gjatë Saranda do renditet në “Gines” me numrin më madh të dekoruarve.“Hë u hodha drejtë?”- pyet Meta në videon e mëposhtme, teksa e merr konfirmimin nga zëdhënësi i tij./ JavaNews///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI