Mungesa e dokumentacionit për vitet e punës për ish-punonjësit e kooperativave bujqësore ka penalizuar këta të fundit për të marrë pensionin e pleqërisë. Për të ndihmuar ish punonjësit, Këshilli i Ministrave në mbledhjen e fundit miratoi listën e ish-kooperativave bujqësore për të cilat nuk disponohet dokumentacioni i vjetërsisë në punë.
Në mbështetje të ligjit nr. 169/2020, “Për njohjen si periudhë sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore të kohës së punësimit në ish-kooperativat bujqësore”, Këshilli i Ministrave ka miratuar tre lista të ish-kooperativave bujqësore për të cilat nuk disponohet dokumentacioni vjetërsisë në punë.
Në listën e parë janë përfshirë 18 ish-kooperativave bujqësore për të cilat konstatohet i munguar i gjithë dokumentacioni i vjetërsisë në punë. Në listën e dytë gjenden 15 ish-kooperativa bujqësore për të cilat konstatohet i munguar i gjithë dokumentacioni për sektorë apo fshatra të veçantë, në përbërje të saj.
Ndërsa në listën e tretë janë renditur 39 kooperativa, fshatra apo sektorë për të cilat disponohen vetëm 1 apo 2 regjistra.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI