U organizua të martën në Delvinë Panairi kombëtar i artizanëve.I koceptuar si një nismë e përbashkët e bashkisë, Ministrisë së Kultures dhe Qendres Kombetare te Tradites dhe Artizanatit.


Panairi solli vlera të larmishme autentike te punimeve te tradites artizanale nga Delvina, Tepelena, Gjirokastra, Kruja , Korça, Lezha, Belshi, Tirana, artizanet e qendrës “Margarita” në Berat, etj.Eventi kulturor u pershendet nga kryetarja e bashkise Majlinda Qilimi dhe Niko Kotherja, drejtor i Qendres Kombetare te Tradites dhe Artizanatit. Ne kete veprimtari ishte i pranishëm edhe nenprefekti i Delvines, Agron Kohila.


Për disa orë atmosfera ne sheshin në qendër të qytetit u shndërrua në një festë popullore ku u paraqitën prodhimet e mjeshtërisë popullorë nga treva të dryshme të vendit .Në këtë aktivtet tërhoqën vëmendjen punimet e qëndistarisë, të artizanatit të endjes dhe thurjes, të gdhendjes në dru, të punimeve të llamarinës, te shportave me thupra shelgu të artizanëve delvinjotë, etj,. Me interes u vlerësuan artikujt me .punime druri, punimet prej leshi, rrugicat e qilimat me motive popullore nga Kruja,etj.,.
:Ky është panairi I dytë I artizanatit që organizohet në Delvinë,-tha kryetarja e bashkisië Majlinda Qilimi.-Ne synojmë që te ringjallim sadopak traditën shekullore të artizanatit në Delvinë pasi jo më kot shpesh thuhet se :”artizanati ka lindur në Delvinë “-tha kryebashkiakja .

Nenprefekti Agron Kohila tha per SARANDANEWS.AL se “Evente te tilla siç eshte ky panair,synojne gjallerimin e jetes ekonomik e sociale dhe zgjimin e vemendjes per Delvinen si nje nga kryeqendrat e zhvillimit te artizanatit ne shekuj”
Panairi i artizanatit në Delvinë u përmbyll me një koncert nga grupet artistike të qytetit duke e pasuruar më tej atmosferën festive të këtij aktiviteti .


Delvina është një nga qendrat urbane më të njohur anë shkallë vendi edhe për traditën e hershme të artizanatit së paku nga periudha mesjetare.. Veprimtari të tilla si Panairi I artizanëve synon vec të tjerash edhe rikthimin e pjesshëm të traditës së njohur delvinjote të artizanëve në kushtet e reja te zhvillimeve ekonomike e turisitke.///SARANDANEWS.AL//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI