Kthimi i shtëpive në bujtina po tërheq gjithnjë e më tepër vëmendjen e turistëve të huaj e vendas drejt fshatit.
Pikërisht për promovimin e tyre, kryeministri Edi Rama viziton herë pas here bujtina të ngritura në zona të ndryshme të vendit. Kësaj here ndalesa e kryeministrit ishte në bujtinën “Maria në Labovën e Kryqit, në Gjirokastër.
“Bujtina Maria, në Labovën e Kryqit, një shtëpi në parajsë, me njerëz të mrekullueshëm. Ku gatuhet një bukë që duhet të vini ta shijoni. Dëgjomëni mua se kam parë dhe nuk flas kot, flas me siguri të plotë“, tha Rama. Qeveria shqiptare në mandatin e tretë të saj synon të rrisë më tepër mbështetjen për qytetarët që do të kthejnë shtëpinë e tyre në një bujtinë. Për çdo emigrant që kthehet dhe investon në shtëpinë e prindërve apo gjyshërve të tij qeveria do të japë një grant prej 5 mijë eurosh.//atsh///
ME SHUME LAJME
Përse nuk na dhanë vendin e parë?
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim