Në Tepelenë ka përfunduar segmenti Salari-Nivicë, që do të lidhë me rrugë turistike qytetin poshtë me lartësinë magjepsëse të Nivicës. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi dhe deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Mirela Kumbaro, panë nga afër punimet që janë kryer në këtë segment.
“Një ndalesë e shkurtër për të parë segmentin e përfunduar Salari – Nivicë, që së bashku me segmentet Bënçë-Lekdush, Gusmar-Kuç si dhe Lotin 3 të të rrugës së Lumit të Vlorës që përfundojnë të gjitha pranverën e ardhshme, do të lidhë Tepelenën e Përmetin me bregun e Jonit përmes një pjese të mahnitshme ende të pazbuluar të Shqipërisë”, – tha Rama.
Kryeministri Rama u shpreh se “duhet promovuar turizmi se kush vjen e shikon mahnitet e vjen përsëri, por duhet promovuar që njerëzit ta përdorin këtë rrugë dhe të vijnë të shikojnë këtë gjë të jashtëzakonshme”.
Kryebashkiaku Peçi tha se “kemi një 1 km e gjysmë pa e shtruar ende pasi jemi duke investuar për ujësjellësin e Nivicës”.
Duke folur për turistët që vizitojnë këtë zonë, Peçi tha se “kemi 15 bujtina vetëm në zonën e Kurveleshit.Çdo fundjavë kemi 500-600 turistë”.
Inxhinieri që ndjek punimet tha se “rruga është 13 km, është vazhdim i lidhjes edhe të 6 fshatrave të Lopësit deri në Nivicë. Kemi ecur me rrugën nga Kuçi në Gusmar. Vitin tjetër që përfundon edhe loti i 3 i Lumit të Vlorës shkojnë të gjitha këto fshatra deri në Qeparo”.
ME SHUME LAJME
Përse nuk na dhanë vendin e parë?
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim