Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak, te Sarandes zhvillohet më 28 korrik , diten e mërkurë, ne oren 13.00.
Burime zyrtare bene te ditur se nder tematikat per shqyrtim perveç dhenies se ndihmes ekonomike, jane: P/Vendimi “ Mbi miratimin e raportit paraprak të programit Buxhetor Vendor Afatmesëm 2022-2024” ; P/Vendimi “Për miratimin e fushatës së partneritetit të Këshillit të Bashkisë me qytetarët“; P/Vendimi “Për miratimin e listës së familjeve që do të përfitojnë subvencionimin e qirasë në tregun e lirë ”, etj,..
Me interes te veçante pritet te shqyrtohet edhe P/Vendimi per “ Shitjen nëpërmjet ankandit të aksioneve të shoqërisë “Klubi i Futbollit Butrinti”. Bashkia e Sarandes behet keshtu nder te parat ne vend qe hyn ne proceduren e shitjes nepermjet ankandit te Shoqerise “Klubi i Futbollit”
Ne nje Njoftim te firmosur nga kryetari i Keshillit Bashkiak, juristi Asaf Stroka behen publike edhe datat e mbledhjeve te Komisioneve perkatese te ketij Keshilli.//SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI