– Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka takuar këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa e cila mbërriti një ditë më parë në Tiranë.
Ambasadorja Kim ka publikuar në rrjetet sociale një foto me Dua Lipën, ndërsa shprehet se ajo është një super yll i mirëfilltë edhe më shumë jashtë skenës.
“Më pëlqeu të shijoja një darke më Dua Lipën dhe familjen e saj, si dhe me miqtë e saj. Bisedë e mahnitshme në lidhje me njohjen e fuqisë dhe përgjegjësisë që të gjithë kemi (edhe nëse nuk jemi zgjuar ende) për ta bërë botën thjesht pak më të mirë, secili në mënyrën tonë. Dua është një super yll i mirëfilltë jashtë skenës, aq më shumë”, shprehet diplomatja amerikane.
Këngëtarja e famshme botërore Dua Lipa i është bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës, “Adopto një Kopësht”. Ajo ka përzgjedhur Kopshtin numër 42, i cili ndodhet në zonën e njohur si ish-Blloku, për të lënë një gjurmë në rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, të cilit nuk i shpëtoi as kjo godinë.
Dua Lipa së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj vizituan ambientet e këtij kopshti, për të parë nga afër punën për rindërtimin e tij, pas të cilës do të nisë edhe projekti i këngëtares për transformimin edhe të këtij kopshti//ata///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore