Ambasada e Italisë në Tiranë reagoi sot në lidhje me çështjen e njohjes së patentave shqiptare në vendin fqinj.
Në reagimin e saj Ambasada shprehet se po kryhen verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike.
“Lidhur me Marrëveshjen mbi patentat, e cila ka hyrë në fuqi më 12 korrik, ju informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike për të bërë të mundur që të interesuarit të mund të paraqesin sa më shpejt kërkesë për konvertimin e patentave të tyre”, – thekson Ambasada italiane.
Sipas marrëveshjes shqiptarët mund të udhëtojnë pa probleme drejt Italisë me patentat që marrin në Shqipëri dhe nuk kanë nevojë për konvertim në shtetin fqinj përtej Adriatikut.
Marrëveshja është në fuqi për 5 vite, ndërsa më pas palët do të rikthehen për rinovim/ata///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore