Nga Shkëlqim HAJNO/
Basorelievi i Naim Frashërit te madh ( 25 Maj 1846 – 20 Tetor 1900), Poetit tone Kombetar, vendosur ne ballinen e Muzeut te Tradites ne Sarande, perben ne vetvete nje atraksion turistik per gjithkend, vendas, me kombësi shqiptare apo i huaj qe shkel ne qytetin bregdetar.
Pakkush e di, qe vepra e mesiperme, e realizuar ne gur, e vleresuar nga me të mirat e kiitj lloji ne Shqiperi, mban firmen e skulptorit te shquar sarandiot, Niko GODROLI.
(Diku ne cep, anash vepres do te duhej te shënohej firma e ketij autoti. Bashkia do të duhej ta plotesonte kete hollesi, integrale me vepren, ne bashkepunim me autorin qe fatmiresisht gezon sot shendet të mire).
–
–Dhe ndoshta me gjuhe lakonike te artit, duhet te shtohej edhe shenimi se “NE KETE VEND NE SARANDE, NE VITIN…KA PUNUAR POETI YNE KOMBETAR, NAIM FRASHERI”.
Ishte impresionues fakti qe pas nje shenimi publicistik memorial te te paharruarit Moikom Zeqo, mbi faktin se nje peme, ajo e Piperit Roze, sot Monument Natyre, ne ish bar-lulishten “Butrinti”, pati reagimin e menjëhershem te Bashkise qe sot drejtohet nga Adrian Gurma.

Pema e Piperi Rozë, u trajtua denjesisht, u rrethua me gur te gdhendur dhe mund te vizitohet sot e gjithe diten, (me një sinjalistike/ te munguar sot/ ne shqip dhe anglisht), jo vetem nga poetet, por nga kushdo qe ka nje kuriozitet kulturor.
Bash, buze detit, ndane shetitores ‘N.FRASHERI” nisi te lulezoje për here te pare SOT ne bregdetin e rivieres ne Jug te Shqipërisë, turizmi blu, nga ku nisen mbi dhjete anije turistike ne dite drejt oazeve pa fund te hireve joniane.
Dhe sigurisht, ishte fatlume dukuria që bulevardi “NAIM FRASHERI”, pas rivleresimit urban dhe investimit serioz te FSHZH, pesoi nje transformim te mrekullueshem dhe sot, eshte shnderruar ne nje vend pelegrinazhi turistik qe mban emrin e ndritur: Shetirorja “NAIM FRASHERI” .
Memoria historike e vizuale e qytetit, gershetuar me atraksionet e tjera turistike; eshtë jo vetem një nevojë e kohes nen trusnine e erërave të globalizmit dhe obligim i vendimarresve bashkiake, por, edhe nje kerkese e bashkekohësisë sonë/SARANDANWES.AL///

ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri