Eshte ndare ne nga jeta ne Zvicër poeti i njohur Agim Shehu.
Lindi në Progonati të Kurveleshit më 1934. Studioi Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin e Tiranës. Pedagog i gjuhes dhe letersise ne gjimnazin “Asim Zeneli” te Gjirokastres, ishte shembull ne mesimdhenie, dashamires i talenteve te reja ne letersi, mbeshtetes i tyre, gazetar dhe publicist ne disa organe te shtypit, me nje radhe veprash poetike dhe publicistike , dokumentare artistike, etj,.
Fitues i disa cmimeve kombetare. Me nje veprimtari te gjere ne fushen e letrave shqipe, Agim Shehu do te kujtohet gjithmone si nje poet i angazhuar per çeshjtet e medha kombetare.
Agim Shehu do te mbetet per te gjithe poeti i fjales se bukur me burrim guren popullore. Ishte një autor i disa vellimeve si: Horizonti i kaltërt (1959), Vite pa thinja (1970), Fjalë nga zemra (1977), Gurra e fjalës (1980), Zëri i gjakut (1984), Poezi (1986), Ujvarat e diellit (1988).,ej, Autor i spikatur i teksteve te shume kengeve te njohura .. Ai ishte shkrimtar, studiues i gjuhës dhe letërsisë. ///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI