Një skelet njeriu është gjetur në një fuçi plastike në Kretë. Trupi i dekompozuar është zbuluar nga policia, ndërsa ende nuk dihet kush është ky person, i cili mendohet se është vrarë dhe është varrosur në këtë mënyrë.
Rasti nuk është i njohur, por mediat në vendin fqinj thonë se dy janë pistat ku po hetohet. E para është zhdukja e një të riu shqiptar. Kjo ende nuk është e vërtetuar, pasi hetuesit thonë se mosha e re e shqiptarit të zhdukur nuk përputhet me atë të trupit që u gjet sot. Megjithatë do të priten rezultatet e ADN-së për të hedhur dritë mbi ngjarjen.
Ndërsa pista e dytë e hetimit është ajo e ndonjë emigranti të huaj, por edhe kjo është një teori e momentit.
Policia thotë se nga ekzaminimet mjekësore nuk janë konstatuar dëmtime të dukshme, psh nga ndonjë armë zjarri. Sipas tyre vrasja mund të jetë bërë me anë të mbytjes. Rezultatet e ADN-së pritet të zbulojnë kush është ky njeri, i cili u gjet rastësisht në një fuçi.//jav/
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI