Të gjitha vatrat serioze të zjarrit në vend janë vënë në kontroll ose janë neutralizuar pothuajse plotësisht, gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit.
Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili ndau pamje nga operacionet që po zhvillohen nga toka dhe nga ajri, për shuarjen e zjarreve.
Sipas tij, “sfidë vazhdon të ngelet Karaburuni, ku është përqendruar edhe puna më e madhe e Forcave të Armatosura”.
“Falënderoj të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të mbrojtjes civile për angazhimin dhe sakrificën e treguar në këto ditë të nxehta. Na bëni të gjithëve krenarë”, tha Peleshi.///
ME SHUME LAJME
Sarandë e Himarë. Stuhi lokale gjatë natës, dëme të lehta materiale
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore