Mali i Tomorit, një nga bukuritë e rralla të natyrës, është një nga vendet më të vizituara në Shqipëri, në mënyrë të veçantë nga besimtarët bektashinj në pelegrinazhin e tyre të përvitshëm drejt teqesë së Abaz Aliut.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga rruga e re, që shkurton kohën dhe lehtëson udhëtimin e vizitorëve të panumërt të Malit të Tomorit, por edhe i hap një perspektivë të re turizmit të kësaj zone të bekuar.
“Mirëmëngjes dhe me rrugën e re të pelegrinazhit për në Majën e Shenjtë të Tomorit, ju uroj një fundjavë të mbarë”, tha Rama.
Me një gjatësi prej 23 kilometrash, investimi në rrugën e re shkurton në 30 minuta udhëtimin drejt teqesë së Abaz Aliut, distancë që më parë përshkohej për rreth 2 orë.
Ndërkohë janë rehabilituar të gjitha sheshet pranë teqesë për të krijuar një ambient më të përshtatshëm për të gjithë besimtarët, ndërsa rruga e re e ka kthyer zonën në një atraksion turistik.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI