Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, gjithçka kemi bërë në këtë mandat të dytë dhe gjithë çfarë do të bëjmë në mandatin e tretë, lidhet me ekonominë, me financat, me formalizimin e ekonomisë.
“Kemi bërë një punë shumë të vyer me ndërtimin e sistemit të ri të dixhitalizimit të fiskalizmit, prej të cilit presim një hop të madh cilësor dhe sasior në aspektin e administrimit të të ardhurave në mandatin e tretë”, u shpreh Rama.
Kryeministri theksoi se, ulja e taksave deri në zero për biznesin e vogël, rritja e pagave për mësuesit dhe mjekët, pavarësisht shtrëngimeve të pandemisë apo vetë përballimit financiar të pandemisë me një krah të fortë solidariteti me ata më në nevojë, në një Shqipëri që është ende një shtëpi e thjeshtë shqiptare me plot halle, nuk janë pak për një shtet akoma në kantier në aspektin e konsolidimit të strukturave të tij.
“Jemi vendi me uljen më të lartë të papunësisë në rajon dhe këtë e thonë institucionet ndërkombëtare, krahasuar me pikën e frikshme kur e morëm detyrën edhe kjo nuk është pak, përkundrazi, por nuk mjafton për të qenë krenar, po të kemi parasysh nivelin e pagës minimale, pavarësisht rritjes së saj apo edhe vendet e pakta të punës që paguhen vërtet mirë”, deklaroi Rama.
Kryeministri tha se kthimi i trendit negativ të largimeve në raport me kthimin në atdhe, duhet të jetë prioritet i prioriteteve për Shqipërinë 2030.
Kryeministri vlerësoi se i dukshëm ka qenë edhe përparimi në bujqësi, ku kemi mundësuar dyfishimin e tokës që punohet, falë investimeve masive në sistemin e ujitjes dhe kullimit.
Rama tha se “kemi trefishuar eksportet bujqësore dhe kemi dalë në vendin e parë në rajon për thithjen e fondeve nga BE për bujqësinë”.
“Patjetër që Shqipëria e 2030-s, do të të jetë kampione në rajon për eksportet e prodhimeve bujqësore duke maksimilizuar rezultatet e prodhimin bujqësor dhe të sektorit të peshkut”, u shpreh Rama./ata///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit