Flying Fox Luxury një nga jahtet me luksozë në botë, pronë e themeluesit dhe miliarderit italo-amerikan Jeff Bezos, ndodhet prej ditës së djeshme në portin e Sarandës.
Jahti ka gjatësi 136 metra dhe gjerësi 22. 5 metra, me një peshë të përgjithshme prej 9022 ton.Ky jaht do të qëndrojë edhe sot në portin e Sarandës, ku do të kryejë të gjithë përpunimet e nevojshme teknike.Flying Fox (Dhelpra Fluturuese) vjen në Sarandë këtë herë në një udhëtim çarter. I ndërtuar në vitin 2019 në kantierin detar të Bremenit, Fox Flying ka një vlerë prej gjysmë miliardë dollarësh, mund të strehojë 25 persona në bord përveç 50 ekuipazheve.
Rreth 300 jahte dhe veliera janë ankoruar pranë portit të Sarandës në 6 muajt e parë të vitit./////aa///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI