25/08/2021/ –Ngjarja tragjike ne rrugën Jergucat –Muzine, i mori jetën sot në mesditë mes pesë viktimave edhe drejtuesit të automjetit ë linjës Sarandë-Tiranë, BARDHI PRODA, prind shëmbullor i tre fëmijëve.
Janë me qindra banorët e Sarandës të cilëve u ka shërbyer më përkushtim e korrektesë prej vitesh BARDHI.
Një jetë e mbushur me lodhje , pagjumësi e sakrificë. Ende pa aguar dita, nisej nga Saranda për Tiranë për të shpurë në destinacion pasagjerët e tij . Dhe çdo ditë, në orën 11 nisej nga Tirana drejt qytetit të tij të dashur, Sarandës.
Trishtim e dhimbje shkaktoi sot ne Sarande , ndarja e Tij e papritur në moshën 51 vjeç. Një tragjedi e dyte familjare edhe per Parashqevine, motren e tij, e cila humbi nga covid bashkeshortin, mjekun e njohur sarandiot, Ilirjan Draçi .
SARANDANEWS.AL dhe Radio “SARANDA” i shprehin ngushellimet e thella familjes dhe te afermve te Bardhi Prodes. LAMTUMIRË, I PALODHURI BARDHI PRODA! //SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI