Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, shprehet se, regjistrimi i markës, mbron biznesin dhe siguron autenticitet në treg.
Ministrja solli shembullin e Valentinës e cila është një sipërmarrëse nga Finiqi me 16 vite përvojë në treg.
“Ajo tashmë ka një fabrikë, ku përveç përpunimit të vajit të ullirit krijon edhe sapunin artizanal “Santa Sophia””, u shpreh Denaj.
Teksa vuri në dukje se, falë kontributit në zhvillimin ekonomik të fshatit Dërmish dhe me qasjen miqësore ndaj mjedisit është një shembull suksesi e grave sipërmarrëse.
“Së shpejti ajo do të aplikojë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave Industriale për të regjistruar markën e produktit”, tha ministrja.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI