
Në Finiq, ka përfunduar puna për ndërtimin Urëkanalit ujitës “Thoma Filipeu”. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, e cila thekson se “investimi prej rreth 18 milionë lekë për urën dhe 2.7 milionë lekë për mirëmbajtjen e kanalit mundësuan që uji i Bistricës të kalojë përsëri në të gjithë zonën”.

Ministrja Denaj u shpreh se “2,100 familje përfitojnë nga shërbimi i ujitjes dhe kullimit, një ndihmë e madhe për fermerët”.
Kanali “Thoma Filipeu” me gjatesi 15 km u ndërtua përgjatë viteve 1962-1967 dhe ka një kapacitet ujitës për 2270 ha.
Thoma Filipeu nga Leusa e Përmetit, inxhinieri projektues i veprës ujitëse. Filipeu, është autor dhe bashkëautor i disa projekteve ku veçohet kanali ujitës Bistricë-Vagalat që është një nga veprat më të mëdha ujitëse ndërtuar në vitet ’60 .///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI