SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

JUG-Rijetësimi i kalasë së Ali Pashë Tepelenës, drejt përfundimit

Rijetësimi i Kalasë së Ali Pashës, në Tepelenë dhe rikualifikimi i rrugëve brenda saj, po e kthejnë këtë zonë, në një ndër pikat më tërheqëse turistike për vizitorët vendas dhe të huaj.

Kryetari i bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, u shpreh për ATSH-në, se investimet që po ndërmerr qeveria në përmirësimin e infrastrukturës këtë zonë, po nxjerrin në pah një prej elementëve të rëndësishëm historikë e kulturorë që mbart vendi ynë.

Sipas tij, punimet po vijojnë me ritëm të përshpejtuar dhe deri tani janë realizuar rreth 95 % e punimeve, në rijetësimin e Kalasë së Ali Pashës në Tepelenë dhe rikualifikimin e rrugëve brenda saj.

“Pjesa përpara kalasë është pastruar nga ndërtimet pa leje dhe do të jetë pjesë e shëtitores me standardet më të mira. Gjithashtu kanë përfunduar punimet në pjesën e brendshme të kalasë me rrugët, ndriçimin dhe kanalet, dhe po mbyllet projekti për pjesën e tretë të rikualifikimit, që janë fasadat e objekteve dhe krijimin e shesheve të vogla brenda kalasë për t’i kthyer në vende turistike”, tha Peçi.

Investimi bashkëkohor synon ta shndërrojë këtë zonë në potencial të lartë turistik, me përfitime ekonomike për qytetarët, ekonominë lokale e kombëtare.

Ndërsa Tepelena të kthehet në një stacion mikpritës për të eksploruar natyrën, historinë, kulinarinë etj, duke sjellë gjithashtu rritje të bizneseve dhe punësimit në këtë bashki.///

error: