Dhjetëra forca policore të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ekipi i Shqiponjave, agjentë civilë dhe drejtues të Komisariatit të Sarandës zhvilluan një operacion anti-drogë në lagjen numër katër të Sarandës.
Mësohet se operacioni ka nisur nje dite me pare në orën 18:00 dhe vijoi prej pesë orësh. Uniformat e shtetit kanë mësyrë në banesa duke ushtruar kontrolle. Kontrolle gjithashtu po ushtrohen edhe në disa biznese në zonë.
Parapraisht bëhet me dije se operacioni ka në fokus goditjen e aktivitetit të shpërndarjes dhe trafikimit të drogave të forta. Informacionet e kanë çuar policinë në lagjen numër katër të Sarandës/SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Mesazh Kryeministrit
“Latitudes”: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur
Mikrobusi përplaset me makinën në Gjirokastër-Tepelenë, plagosen dy persona